Në vazhdën e vizitave tek bizneset anëtare, përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin Butterfly, me seli në Shtime, ku u takuan me përfaqësuesin Ragip Dermaku.

Butterfly është themeluar në vitin 2008, në Ferizaj si një kompani e vogël, synim kryesor i së cilës ka qenë që konsumatorit ti ofrojë cilësi dhe korrektësi të produkteve.

Butterfly është prezente në të gjitha rrjetet e marketeve që operojnë në tregun e Republikes së Kosovës, kurse vatat higjenike Butterfly mund ti gjeni edhe në tregun e Shqipërisë.

Butterfly ka në pronësi të vetën brendet e mirënjohura: Pelenën për fëmijë “NINA”, Letrën e lagur për fëmijë “BUTTERFLY” si dhe vatat higjienike “BUTTERFLY” dhe “EVERY DAY”.

Gjithashtu, Butterfly është përfaqësues ekskluziv i disa brendeve siç janë Fresh dhe Zana.