BBF Company është një ndër kompanitë më të mëdha në rajon për prodhimin e pijeve jo alkoolike, të disponueshme, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bullgari e më gjerë.

Përveç pijeve energjike Pit Power dhe lëngut Fruttavit, kompania prodhon edhe marka të tjera si Forza, Big Eagle, Insomnia, Big Dog, Simba, VRG Drinks, Top Fruit dhe Dr Fruit.

Që nga fillimi i saj në 1997, BBF Company ka punuar vazhdimisht në përmirësimin dhe zhvillimin e produkteve duke ndjekur trendin e inovacionit dhe krijimit.

Së bashku me partnerët e shitjes dhe besnikërinë e klientëve, kompania është e përkushtuar për tu rritur dhe zhvilluar, duke ofruar kualitet tek klientët e saj.

BBF Company synon të jetë prijës në çdo treg që operon, dhe konkurrent me potencial botëror me markat e saj.

Shuaj etjen, ndjeje knaqësinë!