Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) kësaj radhe përgjatë vizitave në terren, kanë vizituar bizneset në Komunën e Pejës.

Bizneset të cilat i kemi vizituar në Pejë ishin kompania “Gogaj-AG” ku u pritëm në takim nga Burim Cacaj përfaqësues i kompanisë, Lika Trade me ç’rast në takim jemi pritur nga Levent Gas drejtor teknik i kompanisë dhe Poliklinika “Biohit”, ku u pritëm në takim nga menaxheri Kujtim Rexhaj.


Përgjatë këtyre takimeve është diskutuar lidhur me problemet dhe vështirësitë që kanë bizneset gjatë kësaj kohe, mundësitë e bashkëpunimit, prioritetet që ka OAK dhe lobimet që oda po bënë për të lehtësuar vështirësitë që bizneset po hasin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.

Tek kompania “Gogaj-AG “ u diskutua rreth problemeve që herë pas here kjo kompani ka me institucionet përkatëse në lidhje me rivlerësimin e mallit të tyre duke pasur parasysh se importojnë shumë produkte nga jashtë. Ndërsa, tek Poliklinika “Biohit” u diskutua rreth problemeve që ka sektori privat i shëndetësisë, me theks të veçantë problemin me bartjen e pacientëve me ambulancë në vendet e rajonit.

Për më tepër, “Gogaj-Ag” është kompani prestigjioze me gamë të gjerë artikujsh nga fusha e ndërtimtarisë, sanitarisë, ndriçimit, mobilerisë, ujësjellsit, ngjyrave, fasadave dhe shumë produkteve tjera. Kompania “Lika Trade” ofron të gjitha fraksionet e gurit të thyer. Kjo kompani merret poashtu edhe me ndërtimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Përderisa, Poliklinika “Biohit”, ofron të gjitha llojet e shërbimeve mjekësore.