Zyrtarë nga Oda e Afarizmit të Kosovës kanë vizituar Marquise me pronar Arber Mehmeti. Gjatë takimit u diskutua për sfidat e të bërit biznes në Kosovë ku Mehmeti potencoi vështirësitë e mëdha që ekzistojnë në fillim, pra në hapje të çdo biznesi apo “Start Up”.

Ai gjithashtu vlerësoi përpjekjet dhe lobimin e Odës së Afarizmit të Kosovës për t’i ndryshuar ligjet që nuk janë në favor të bizneseve si: Ligjin e Punës e Ligjin për Tregti të Brendshme.

Vlerësim të veçantë Mehmeti u dha përpjekjeve për ndryshimin e Ligjit mbi TVSH, ku normalisht TVSH-ja do të duhej të paguhej në inkasim dhe jo në faturim.