OAK kërkon bashkëpunim me MMPH-në

Takimet e OAK-së me institucionet vendore janë të vazhdushme, në mënyrë që të njoftohen nga afër për sfidat me të cilat përballen bizneset në Kosovë. OAK e përfaqësuar nga koordinatorja Donika Gashi me bashkëpunëtor, u pritën në takim nga këshilltari ligjor në MMPH, Egzonis Hajdari.

Fillimisht, Donika Gashi e njoftoi për shërbimet dhe aktivitet e organizaura nga Oda e Afarizmit të Kosovës. Ajo gjithashtu njoftoi edhe për problemet e bizneseve, duke specifikuar probleme konkrete të drejtuar tek OAK për këtë Ministri nga bizneset anëtare.

Një ndër çështjet e parashtuara nga Oda në këtë takim ishte edhe problemi i bizneseve të cilat merren me kultivimin e peshkut, shqetsimi kryesor i të cilëve është pagesa e takses së dyfisht.

Këshilltari nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Egzonis Hajdari tha së janë të gatshëm që të ndihmojnë bizneset në çfarëdo problemi që ata kanë, madje theksoi që Ministria ka qenë në dijeni për këtë rast dhe se ka bërë një komision në lidhje me këtë çështje, por zgjidhja do të bëhet vetëm pasi të përfundoj ky raport.

Gjithashtu, i pranishëm në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi nga OJQ-ja Instituti Ekologjik ( INECO) Besim Dobruna, ku prezentoi propozim-projektin me titull “ Përmirësimi i efiçiencë së energjisë përmes zbatimit të ESCO modelit në ndërmarrjeve të vogla e të mesme në industri dhe bujqësi”. Qëllimi i këtij Propozim-Projekti është mbrojtja e mjedisit dhe zvogëlimi i emetimit të gazrave serrë me konceptin e ekonomisë qarkore dhe duke përdorur modelin e financimit me Esco koncept.

Në fund të këtij takimi, palët u pajtuan që bashkëpunimi dhe takimet me bizneset dhe institucione janë të mirëseardhura. Gjithashtu, është shumë e rëndesishme kur institucionet dëgjojnë nga afër problemet e bizneseve, pasiqë kjo është mënyra e cila do të ndikojë në krijimin e një klime më të mirë të të bërit biznes në Kosovë.