OAK, kërkon nga ATK, lehtësim dhe mirëkuptim për bizneset në kohë pandemie

Gjendja e  krijuar në vend si pasojë e pandemisë Covid 19,  ka rënduar shumë sektorin privat të vendit. Kësisoj,  shumë biznese po detyrohen të reduktojnë numrin e punëtorëve brenda kompanive. Punëtorë, këta në të cilët punëdhënësi ka investuar në trajnimin e tyre  për t’i aftësuar , specifikisht,  për atë vend pune .

Ndërsa,  nga ana tjetër punëdhënësitë  nuk mund t’i mbajnë ata punëtorë në kompani më gjatë,  për shkak se nuk janë në gjendje të paguajnë për shërbimet e tyre.

Për t’u treguar tolerant dhe për t’i ndihmuar sado pak këto biznese për kalimin e kësaj gjendje të vështirë me të cilën po ballfaqohemi,  gjatë ditës së sotme u diskutua në tryezën e Administratën Tatimore të Kosovës me Odën e Afarizmit të Kosovës.

Kryetari i OAK-së, Skender Krasniqi kërkoj nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, mirëkuptim për bizneset e rregullta.  Ndërsa, Murtezaj theksoi se  kanë mbetur në mes të ligjit dhe moralit, e që po rrezikojnë prishjen e sistemit tatimor.

OAK,  gjithashtu kërkoj,  që të mos bëhet  mbyllja e kontove dhe kësisoj të mos vijë edhe deri tek mbyllja e bizneseve, pavarasisht, mospagimit të borxheve tatimore gjatë këtyre muajve të fundit. Kjo pasiqë,  të gjitha bizneset aktualisht,  janë duke u ballafaquar me vështirësi të shumëta financiare.

Poashtu, kërkesë tjetër e OAK-së ishte edhe rritja e numërit të inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe atyre komunal. Kjo me qëllim që të gjitha bizneset të jenë të barabarta dhe të punojnë në bazë të ligjit të punës i cili është në fuqi.

Ndërsa, vlenë të theksohet se nga marsi deri në korrik të 2020, kemi një rënie prej 20%,  apo rreth 900 milion euro më pak  qarkullim të biznesve ,  në krahasim me periudhën e njëjtë  të vitit 2019, thuhet nga zyrtarë të ATK-së.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi-kryetar i bordit,  Hamdi Malushaj-arkatar i bordit, Qëndresa Ibrahimi- kordinatore dhe Fjolla Smaili- zyrtare për marrëdhënie me publikun.