OAK kërkon nga Deputetët që të mos e votojnë Projektligjin për Miniera dhe Minerale

Një ditë më parë, OAK i është drejtuar me anë të një letre institucioneve kryesore të vendit, me anë të së cilës ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës projketligji për miniera dhe minerale, përshkak që ka kaluar pa u konsultuar paraprakisht me bizneset.

Si rrjedhojë, sot përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës u pozicionuan përpara Kuvendit të Kosovës për të shpërndarë në zarfe kërkesën e tyre Deputetëve, për të shtyrë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për miniera dhe minerale, për shkak të mos përfshirjes së rekomandimeve të bëra nga OAK lidhur me këtë projektligj.

Përveç kërkesës që u është dërguar shefave të grupeve parlamentare dhe krerëve shtetëror, OAK ka vendosur që të njoftoj nga afër edhe Deputetët e Kuvendit lidhur me këtë shqetësim të bizneseve të cilat preken drejtpërdrejtë nga ky Projektligj.

Koordinatoja Donika Gashi, ka theksuar se nëse ky projektligj kalon, si i tillë nuk do të jetë në dobi të bizneseve dhe ka bërë të ditur se deri më tani vetëm shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së OAK-së duke lënë hapësirë për një takim të mundshëm në ditët në vijim.

Më tutje, duke theksuar rëndësinë që ka ky Projektligj, Gashi tha se bizneset e këtij sektori kanë paralajmëruar protesta me qëllim të shtyrjes së votimit të këtij projektligji përderisa rekomandimet e tyre nuk janë marrë parasysh.

Oda e Afarizmit të Kosovës shpreson që deputetet do ta kenë parasysh këtë kërkesë dhe të mos e fusin në rend dite këtë Projketligj