Heqja e udhëzimeve administrative nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) që kufizon në 5 vjet, 5 hektarë, 2000 euro për hektarë, heqja e taksës së dyfishtë të peshkut, rikthimi në Kuvend i ligit për miniera dhe minerale, ligji i punës, pushimi i lehonise, ishin arsyet e takimit të delgacionit të OAK-së me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skender Krasniqi falënderoi kreun e Kuvendit të Kosovës për takimin dhe i shprehu kërkesat të cilat po pengojnë zhvillimn e bizneseve në masë të madhe.

“Ne si Odë e Afarizmit me bizneset që kanë rrethë 50 mijë të punësuar kemi mundësi të mëdha të ndikojmë në zhvillimin e vendit, rritjen e mirëqienies, rritjen e ekonomisë së vendit, të rritet punësimi që është një nevojë e madhe.”

Krasniqi kësaj radhe para Kryetarit të Kuvendit paraqiti në menyrë më specifike dy pikat kryesore të takimit, problemet e sektorit minerar në ndryshimin udhëzmimeve administrative që janë krijuar në vitin 2005, 2006 dhe 2010 e që po e pegojnë zhvillimin e këtij sektori, rritjen e punësimit dhe të hyrat në buxhetin e shtetit të Kosovës.

Kryetari Veseli u njoftua se në lidhje me këtë #OAK së bashku me bizneset qe tre vite janë duke bërë peticione dhe kanë zhvilluar me dhjetëra takime me ministra të ndryshëm dhe kryeministra por deri më tani nuk ka asnjë rezultat.

OAK kërkoi nga kryetari Veseli përkrahje për tu mundësuar bizneseve vazhdimin e punës.

Anëtari i Bordit të OAK-së, Lulzim Begaj theksoi problemin e vendimit për ndërrimin e pronave gjë e cila po paraqet problem të jashtëzakonshëm për bizneset.

Të pranishëm në këtë takim ishin bizneset anëtare në #OAK, të sektorit minerar dhe të peshkut, të cilët kërkuan me insistim nga kryekuvendari që tu hiqen këto barriera të cilat i kanë penguar në veprimtaritë e tyre tash e sa vite.

Pronari i biznesit Guri shpk, Idriz Zejnullahu tha para kryetarit të Kuvendit se këtu është dera e fundit për të cilën kanë shpresë.

“Ne po mundohemi për zhvillimin e vendit ku edhe kemi investuar”, theksoi Zejnullahu.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Kryetari i Bordit Skënder KrasniqiSkënder Krasniqi, anëtari Lulzim Begaj, Koordinatorja Qendresa Ibrahimi, dhe Zyrtaret Mirjeta Shala dhe Doruntinë A. Gashi ndësa nga bizneset: Idriz Zejnullahu nga “Guri” SH.P.K., Lavdim Gashi nga BUKA PREJ GURIT, Dashmir Badallaj nga N.T.P Badallaj 5, Visar Qorrolli nga Bageri Company & Kosova Asfalt si dhe Zymer Shabanaj nga Shoqata e Peshkut.