#OAK kërkon nga #MASH të trajtojë me prioritet arsimin profesional

Rritja e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe bizneseve, e sidomos sa i përket aftësimit profesional të studentëve dhe inkorporimit të pjesës teorike dhe asaj praktike ishte tema kryesore e diskutimit në takimin e realizuar nga përfaqësuesit e Oda e Afarizmit të Kosovës me Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH Ramë Likaj dhe Këshilltarin Enver Osdautaj.Anëtari i bordit Hamdi Malushaj uroi Ministrin Likaj për pozitën e re dhe theksoi që bashkëpunimi ndërmjet organizatave të bizneseve dhe MASH është mëse i nevojshëm, pasiqë kemi një hendek mospërputhje ndërmjet nevojave të tregut të punës dhe kuadrit.Malushaj shtoi që puna praktike duhet të bëhet obligative për të gjitha shkollat profesionale, dhe për këtë duhet të gjenden masa stimuluese për bizneset, ashtuqë të konsiderojnë si prioritet marrjen e praktikantëve në vendin e punës.Ndër të tjera, OAK kërkoi që komuniteti i biznesit të përfshihen në grupet punuese, ashtuqë së bashku të kontibuohet në arritjen e rezultateve sa më të mira.Koordinatorja Qendresa Ibrahimi theksin kryesor i kushtoi rëndësisë së kombinimit të pjesës teorike dhe praktikës, pasiqë kështu nxënësit dhe studentët do të jenë më të përgatitur për tregun e punës. Ministri Ramë Likaj theksoi që prioritet i MASH është arsimi profesional, andaj është i hapur për çdo bashkëpunim që lehtëson shtyerjen para të kësaj çështje, duke shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar ngushtë me OAK-në.Këshilltari i Ministrit Enver Osdautaj shtoi që Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e fokusuar në integrim të kurrikulës bazuar në nevojat e tregut të punës, pasiqë sa më shumë që përafrohen kërkesat e tregut të punës me kuadrot e nxjerra nga arsimi profesional, aq më të suksesshëm jemi.Osdautaj shtoi që bashkëpunimi me odat është shumë i domosdoshëm pasiqë kështu arrihet tek hapja e dyerve të bashkëpunimit dhe pranimit më të lehtë të nxënësve/studentëve në ndërmarrje.Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Hamdi Malushaj anëtar i bordit, Qendresa Ibrahimi – koordinatore dhe Mirjeta Shala – zyrtare në OAK.