#OAK kërkon nga #MBPZHR që të procedojë sa më parë Projektligjin për Pyjet

Diskutimi për plotësim ndryshimin e udhëzimeve administrative të cilat tash e disa vite janë duke dëmtuar në shkallë shumë të lartë zhvillimin e sektorëve të bujqësisë, blegtorisë, turizmit dhe minierave ishte qëllimi i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa.Oda e Afarizmit të Kosovës (#OAK) e përshëndet iniciativën e ndërmarrë nga ana e Ministrit Mustafa për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr.10/2010 me të cilin është rregulluar kufizimi i hapësirës prej 5 ha duke u rritur në deri 20 ha si dhe kufizimi i kohëzgjatjes së licencave nga 5 vite rritet në përputhje me licencat e lëshuara nga KPMM.Njëkohësisht OAK kërkoi që të iniciohet edhe ndryshim plotësimi i udhëzimeve të tjera të adresuara tash e një kohë tek MBPZHR, e që kanë të bëjnë me uljen e kostos së qirasë nga 2000 euro për ha në vit dhe të trajtohet çështja e sigurimeve bankare, pasiqë momentalisht bizneset detyrohen të paguajnë dy garancione të ndryshme bankare për të njejtën hapësirë, duke iu krijuar shpenzime të dyfishta për operatorët ekonomik.Ministri Mustafa falënderoi OAK-në për takimin dhe njoftoi që janë duke punuar që të procedojnë Projektligjin për Pyjet i cili do të trajtojë dhe zgjidhë shumë probleme të bizneseve, andaj u shpreh i hapur për të bashkëpunuar edhe më tej për krijimin e lehtësirave të operimit për bizneset.OAK konsideron që kjo nismë do të lehtësoj rrugëtimin tonë drejtë zhvillimit ekonomik dhe gjithashtu do të krijojë kushte më të favorshme për investitorët e huaj, nisur nga pasurit nëntokësore që shteti ynë ka.