OAK kërkon sqarime nga Dogana rreth problemeve të bizneseve

Zhvillimi i bizneseve dhe largimi i sfidave me të cilat ballafaqohen bizneset është prioritet për Odën e Afarizmit të Kosovës. Në një takim të mbajtur me drejtori e Doganës z.Bahri Berisha, u diskutuan çështje të rëndësishme të cilat krijojnë lehtësira për bizneset.

Në këtë takim OAK paraqiti disa nga kërkesat e bizneseve të cilat shihen si pengesë për të bërë biznes. Gjithashtu u theksua që bizneset kanë nevojë që të njoftohen më shumë në lidhje me MSA-në sepse shihet që ka mungesë informacioni.

Në Kosovë problem kryesor shihet mungesa e sundimit të ligjit, mungesa e ligjeve dhe në disa raste edhe mos harmonizimi i tyre.

Qeveria e Kosovës gjatë këtyre viteve prioritet parësor më shumë i ka kushtuar marrjes së ligjeve nga vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian të cilat janë të standardizuara me BE-në, por janë të pahormonizuara ndërmjet vete.

Jo çdo ligj i shtetit Gjerman mund të vlejë psh. edhe në Itali.

Nga ana tjetër z.Berisha theksoi që bashkëpunimi me perfaqësuesit e bizneseve është gjithmonë i mirëseardhur. Ai shtoi që Qeveria e Kosovës ka bërë leht1ësira për bizneset Kosovare, e në veçanti ato prodhuese. Gjatë këtij viti janë krijuar lehtësira për prodhuesit vendor, ku edhe shihen si një shtyllë e cila do të ndihmoj zhvillimin e vendit.

Në fund të takimit të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë të bashkëpunojnë së bashku në mënyrë që të krijojnë një klimë sa më të mirë të të bërit biznes në Kosovë, duke marrë parasysh se bizneset janë shtylla kryesore për punësim dhe zhvillim të vendit.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Kryetari i bordit Skender M Krasniqi dhe koordinatorja Donika Gashi.