OAK kërkon ulje të kamatave dhe përkrahje për bizneset nga bankat komerciale

Problemet e bizneseve me bankat komerciale, e me theks të veçantë gjatë periudhës së pandemisë ishin tema kryesore e diskutimit në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me drejtorin e Shoqatës së Bankave Petrit Balija dhe bashkëpunëtorët.Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi theksoi që gjatë periudhës së pandemisë një ndër sfidat kryesore për bizneset ka qenë pamundësia e marrjes së kredive, pasi që bankat komerciale për shkak të pandemisë kanë ndaluar ofrimin e këtij shërbimi dhe njëkohësisht shtyerja e pagesave të kamatave të kredive nuk ka nënkuptuar edhe shtyerjen e interesit. Kjo mos shtyerje e interesit ka bërë që të rëndohet biznesi, prandaj Krasniqi theksoi që është mëse e nevojshme që shtyerja e kredive të bëhet edhe për tre muajt në vijim, ndërsa pjesa e interesit të merret përsipër nga shteti duke u subvencionuar.Tutje Krasniqi shtoi që duhet të bëhet shtyerja e kredit line për një vit, e jo për tre muaj, të ulet norma e interesit në banka komerciale ashtuqë të rritet mundësia për marrje të kredive, të rritet koha e grejsperiudhës deri në dy vite, dhe njëkohësisht Kosova nëpërmjet BQK-së të aplikoj për lirim të tarifave për Master dhe Visa Card pasiqë të gjitha këto do të lehtësonin funksionimin e bizneseve në vend.Nënkryetari i bordit Arsim Selmonmusaj shtoi që duhen të ndërmerren masat e nevojshme ashtuqë të unifikohet provizioni në bankat komerciale për këmbim të parave metalike në kartmonedha.Ndërsa sekretari i bordit Diamant Elshani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të afërt në mënyrë që bashkarisht të shtyejm përpara proceset në interes të përbashkët.Balija konsideroi se Qeveria duhet të ketë prioritet krijimin e Pakos së Rimëkëmbjes dhe për të cilën duhet të diskutohet me të gjitha palët relevante, në mënyrë që të përfshihen interesat e bizneseve.Sipas Balija shtyerja e kredive është bërë bazuar në vullnetin e bankave komerciale dhe se në bashkëpunim me BQK-në kanë pezulluar përkohësishtë vendimin përmes së cilit aplikohet kamata ndëshkuese. Ai shtoi që deri më tani janë bërë mbi 65.000 aplikime për shtyerje të kredive, e që në bazë të numrit të aplikantëve jemi shteti me përqindjen më të lartë në BE që kanë bërë një kërkesë të tillë, e gjitha kjo vie si rezultat i gjendjes ekonomike që Kosova në tërësi ka.Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Shoqata e Bankave u dakorduan që së bashku të shtyejnë para këto kërkesa të përbashkëta:Rritja e kapitalit për garanci kreditore, në minimum prej një fondi 300 milion euro;Subvencionimi i normave të interesit nga ana e shtetit;Të bëhet kërkesa për Visa dhe Master Card nga BQK në mënyrë që të ulen tarifat, meqenëse i kemi më të lartat në rajon;Të investohet në Kleringun e ri në BQK, në mënyrë që pagesat të realizohen më shpejtë dhe të eleminohen mundësitë e mashtrimeve;Të sigurohet kapital shtesë për ruajtje të likuiditetit;Të miratohet sa më shpejtë Pako fiskale substanciale në mënyrë që të përkrahen bizneset për ruajtje të stabilitetit dhe rimëkëmbje;Bankat të kenë mundësi që të i’u lejohen në BQK si kolateral letrat me vlerë të cilat i kanë emetuar;Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi, nënkryetari i bordit Arsim Selmonmusaj, sekretari i bordit Diamant Elshani, koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe zyrtarja Mirjeta Shala.Kurse, Shoqata e bankave u përfaqësua nga drejtori Petrit Balija dhe koleget Kreshnik Kosumi dhe Blendina Llabjani