OAK mbanë takim të përbashkët me bizneset dhe Ministrin Krasniqi

Oda e Afaraizmit të Kosovës  (OAK) sot ka mbajtur një takim të përbashkët me bizneset prodhuese  dhe me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqin, për të diskutuar për problemet e bizneseve prodhuese në vend dhe mundësitë e ofrimit të përkrahjes dhe krijimit të lehtësirave për këtë sektor.

Pikat kyqe të cilat u trajtuan përgjatë këtij takimi ishin funksionalizimi i Ligjit për Tregti të Brendshme , shtyrja e afatit për konsultim publik të Ligjit për Investime Strategjike, ulja e TVSH-së në turizëm dhe hoteleri, Ligji për Investime Strategjike, TVSH-ja të paguhet në inkasim dhe jo në faturim, lirimi i lëndës së parë edhe për blerjet nga vendi, të krijohen oferta për bizneset, të subvencionet bizneset për kalimin e gjendjes së krijuar. Poashtu përgjatë këtij takimi u diskutua edhe problemi i vendimeve të marra ad hoc  nga Qeveria e Republikës së Kosovës pa asnjë konsultim paraprak me bizneset gjë që po i dëmton jashtzakonisht shumë këto të fundit dhe  njëkohësisht këto vendime  po janë edhe të paqarta për bizneset  dhe subvencionimi i eskportit dhe importit me 10 përqind, ishin poashtu pika të diskutimit në këtë takim.

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës  që të merren parasysh këto kërkesa të bizneseve me qëllim të përkrahjes së bizneseve dhe krijimit të lehtësirave që do të ndihmonin sado pak bizneset  që janë duke u ballafaquar me këtë valë të dytë të pandemisë, e të cilat  fatkeqësisht ende nuk janë këndellur nga vala e parë e  Covid 19.

Përgjatë këtij takimi bizneset patën mundësinë që t’i paraqesin kërkesat konkrete të tyre para ministrit Vesel Krasniqi, me ç’rast ky i fundit shprehu  gaditshmërinë e tij për të ndihmuar në çfardo forme.

Ministri Veseli falënderoj OAK-në për dhënien informacioneve të vazhdueshme mbi kërkesat dhe problemet e bizneseve  dhe theksoi se është i gatshëm për bashkpunim dhe do të ofrojë përkrahje maksimale për prodhuesitë vendor duke premtuar se do të vizitoj këto biznese me qëllim të familjarizimit nga afër me problemet e tyre. Ndërsa, Veseli theksoi se një nga problemet kryesore që po shkakton dëme në të bërit biznes në vend është mos funksionalizimi i Ligjit për Tregti të Brendshme dhe pengesave tjera ligjore.

Në këtë takim #OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi-kryetar i bordit, Diamant Elashani- sekretar i bordit, Hysni Zogaj-anëtar i bordit, Eleonora Hasani- Këshilltare e Kryetarit, Fjolla Smaili –zyrtare për Informim dhe Komunikim me Publikun dhe Diellza Zeqiri-Zyrtare Ligjore.

Me poshtë mund t’i gjeni kërkesat e plota që bizneset i adresuan gjatë këtij takimi e të cilat ju

përcjellen edhe me shkrim  ministrit Krasniqi dhe kabinetit të tij.

Kërkesat e bizneseve drejtuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë:

  1. Qeveria të ketë  vendime konkrete me rastin e një vendimi të kufizimit  dhe paralajmrimi për një vendim të tillë të jetë së paku një javë më herët si dhe me këtë rast të ketë konsultim paraprak me bizneset. Arsye për këtë është se bizneset janë të pakënaqura me vendimet e pakjarta dhe të shpejta që është duke i ndërrmarrë Qeveria e Kosovës.

 

  1. Të rritet kontrolli i inspektorëve në terren në mënyrë që të kemi kufizime më të vogla.

 

 

  1. Ripërseritje e kërkesës për lirim të lëndës së parë për prodhuesitë vendor

 

  1. Bizneset kërkojnë që shteti të funizohet nga prodhimet vendore si masë përkrahëse për bizneset të cilat gjenden në gjendje të rëndë, si pasojë e pandemisë.

 

 

  1. Urgjent të lirohet nga TVSH-ja me rastin e blerjes së lëndës së parë në vend

 

  1. Të përkrahet prodhimi vendor me 10 përqin në blerje dhe eksporti me 10 përqind në shtije jashtë vendit.

 

 

  1. Të shihet mundësia e vendosjes së akcizës në plastikë

 

  1. Të rritet kontrolli i AVUK-ut në kufi duke bërë analiza të produkteve. Arsye  për këtë është  deklarimi  i dyshimtë i kualitetit në raport me produktin që deklarohet.

 

 

  1. Të subvencionohet grumbullimi i qumshtit me 3 cent për liter.

 

  1. Problemi tek linjat e prodhimit. Lirohet linja e prodhimit ndërsa nëse kërkohet pjesë shtesë biznesi detyrohet të paguaj TVSH gjithashtu nëse vjetërohet një paisje duhet të zëvendësohet biznesi sërish duhet të paguaj TVSH-në.

 

 

  1. Të përkrahet rritja e punësimit në biznese me 2 deri në 4 mijë euro në vit për punëtorë.
  2. Të përkrahen prodhuesitë vendor duke mos i detyruar që me rastin e hapjes së ndonjë marketi të ri të detyrohen të paguajnë shuma të mëdha.

 

  1. Ripërseritje e problemit, me rastin e dorëzimit të parave të imta në Bankat Kometriciale si rezultat i vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës,  që për çdo dorëzim të parave të imta në bankat komerciale biznesi detyrohet të paguaj 5 deri 8 përqind të shumës së dorëzuar.

 

 

  1. Ripërseritje e kërkesës  së bizneseve,  që në rast se një konsumator paguan me kartelë në POSin e biznesit, ky i fundit detyrohet t’i paguaj Bankës Komerciale 1.5-3 përqind të shumës së shitur.