OAK me një anëtar të ri

Pas takimit të përbashkët me seperacionet e Komunave Gjilan dhe Kamenicë, fillojnë edhe takimet individuale me bizneset e këtij sektori.

Gjatë ditës së sotme, në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës koordinatorja Donika Gashi mirëpriti z.Rexhep Veseli, pronar i gurthyesit dhe seperacionit Agi-Dani.

Donika Gashi përveç që e informoi për aktivitetet e përgjithshme të #OAK-së, rëndësi më të madhe i kushtoi angazhimit që është bërë për ndryshimin e Projektligjit për Miniera dhe Minerale.

Z.Rexhepi e falënderoi Odën për punën që po e bënë, duke ndihmuar vazhdimisht bizneset që të tejkalojnë vështirësitë me të cilat ato po përballen.

Në fund të këtij takimi ai shtoi se biznesi i tij do të jetë pjesë e OAK-së në këtë rrugëtim, me bindjen që edhe bizneset tjera të këtijë sektori do të bashkangjiten shumë shpejtë.