OAK – Miratim urgjent i pakos dhe rishikimi i buxhetit

Oda e Afarizmit të Kosovës (#OAK) e shqetësuar me gjendjen aktuale me të cilën po përballet sektori privat, organizoi sot konferencë të jashtëzakonshme për media ku i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më parë të votojë pakon e rimëkëmbjes dhe rishikimin e buxhetit pasiqë bizneset janë drejt falimentimit.#OAK konsideron që Qeveria e Kosovës sa më parë të reflektojë dhe trajtojë me prioritet çështjen e ekonomisë, pasiqë bizneset po shkojnë drejt kolapsit. Tashmë 5 muaj që prej propozimit të masave, duke pas parasysh pamundësinë e Kosovës për të u përballë me këtë pandemi, edhe ato masa nuk janë implementuar. Andaj, reagimi i menjëhershëm është i rëndësisë vitale për sektorin privat të cilët po përballen me vështirësi të mëdha nga impakti negativ COVID -19.Anëtari i bordit Hamdi Malushaj theksoi që fatkeqësisht Covid-19 në aspektin financiar nuk ishte i njejtë si për sektorin privat ashtu edhe për atë publik, ai goditi vetëm sektorin privt, i cili realisht është burim i të ardhurave për sektorin publik.Deri më tani sektori privat nuk ka përfituar mbështetje financiare, gjë që ka bërë që shumë sektor të mos kenë mundësi të mbulimit të shpenzimeve të operimit të tyre. Veprimtaria e shumë sektorëve ka qenë e ndaluar me vendim të Qeverisë, duke mos i qëndruar prapa financiarisht, duke bërë kështu të pamundur operimin e tyre,dhe detyruar që të shkurtojnë vendet e punës, tha Malushaj.#OAK ka qenë aktive gjatë gjithë kësaj kohe me kërkesa, takime e propozime konkrete por veprime nuk janë ndërmarrë.Duke mos u mjaftuar me këtë, situata jo stabile politike në vend është një tjetër faktor që po shkakton probleme, duke u krijuar ndjenja të shpërnguljes nga vendi i pjesës më vitale të popullsisë tonë. Mirëqenia, stabiliteti, siguria, shëndetësia, shkollimi janë komponenta që burojnë nga zhvillimi ekonomik, e kanë sjellë situatën në këtë gjendje, andaj marrja e vendimeve të qarta që do të japin shpresë për të rinjët janë urgjente.Kërkesat e vazhdueshme të bizneseve duket se janë duke hasur në vazhdimësi në vesh të shurdhër të institucioneve tona çoftë në Qeveri apo Parlament. #OAK gjithashtu ka kërkuar që Tvsh në turizëm, hotileri dhe ushqim të ulet në 5%, veprim i cili është ndërmarrë vitë më parë nga vendet e rajonit.Sekretari i bordit Diamant Elshani nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit që sa më parë të miratohet pako e rimëkëmbjes pasi që bizneset po falimentojnë, andaj veprimi i shpejtë në këtë drejtim është i domosdoshëm.#OAK thekson që ka presione të anëtarësisë që të reagohet edhe me protesta, ndaj gjendjes së vështirë të krijuar si pasojë e pandemisë dhe në rast që qeveria dhe parlamenti nuk reagon.