OAK mirëpret afaristen e suksesshme Linda Shala

Gjatë ditës së sotme stafi i OAK-së, në krye me anëtarin e bordit z. Hysni Zogaj, ka mirëpritur drejtoreshën e Data Project Electronics, znj. Linda Shala.

Gjatë këtij takimi përveç shpalosjes së aktiviteteve të të dyja palëve, u diskutua edhe për sfidat e të bërit biznes në Kosovë dhe mundësitë se si të organizuar mund të angazhohemi në tejkalimin e tyre.
znj. Shala ka vlerësuar punën e OAK-së, duke ofruar bashkëpunim për fuqizimin e afarizmit në vend e në theks të veçantë bizneset që udhëheqen nga gratë.

Hysni Zogaj anëtar i bordit në OAK, duke falënderuar për vizitën vuri në theks se pjesëmarrja e femrës në biznes dhe fuqizimi ekonomik është baza për një shtet funksional.

Në fund të takimit, të dyja palët u shprehën të hapura për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit.