OAK mirëpret anëtarët më të rinj


Me qëllim të informimit më të detajuar me problemet me të cilat po përballen bizneset e sektorit të mishit, në zyret e Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim pronarët e bizneseve N.T.SH. “Besiani” dhe “IBEA ”SH.P.K., përkatësisht Abdullah Ramadani dhe Abdyl Zhdrella.

Anëtari i bordit të OAK-së Hysni Zogaj theksoi që Oda ka bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet vendore, e tëra kjo me qëllim që bëhet urë lidhëse ndërmejt institucioneve dhe bizneseve.

Ndërsa, përfaqësuesit e bizneseve theksuan problemet që ata po përballen si biznese të sektorit të mishit. Ata përgëzuan odën për punën që po bënë për krijimin e një klimë më të mirë të të bërit biznes.

Me bindjen që së bashku do të arrijmë zgjidhjen e problemeve të këtij sektori, ata vendosën t’i bashkohen misionit të Odës së Afarizmit të Kosovës duke u bërë kështu anëtarët më të rinjë.