OAK mirëpret anëtarin e radhës Ecotech

Në vazhdën e takimeve në qytetin e Vushtrrisë, përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës u takuan me Myhedin Metehiu menaxher në biznesin Eco tech.

Qëllimi i këtij takimi ishte shpalosja e aktiviteteve dhe shërbimeve të OAK-së dhe diskutimi lidhur me alternativat e bashkëpunimit reciprok, ku me këtë rast Eco Tech u shpreh i hapur në këtë drejtim.

Eco Tech është kompani e ngjyrave dhe llaqeve, që ka për qëllim prodhimin e produkteve ekologjike të kualitetit të lartë në përputhje me kriteret dhe standardet ndërkombëtare.