Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës (#OAK) u pritën në takim nga Ibrahim Çerkezi, pronar i biznesit Extra Colors me seli në Vushtrri.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe aktivitetet aktuale të #OAK-së, ku me këtë rast u arrit edhe marrëveshja e anëtarësisë, duke u zgjeruar edhe më tej rrjeti i bizneseve që Oda përfaqëson.

”EXTRA COLORS” është prezente në tregun e Kosovës, si ofrues i një game të gjerë asortimentesh të ngjyrave dhe llaqeve. Kjo kompani furnizon industritë Kosovare të ndërtimit me materiale ekologjike, të shëndetshme, natyrale, ekonomike me vlera të qëndrueshme dhe të gatshme për përdorim.