OAK mirëpret anëtarin më të ri, biznesin e suksesshëm RonEx

Sot në zyret e OAK-së u mirëprit në takim z. Osman Hoxha pronar i kompanisë RonEx , nga kryetari i bordit Skënder Krasniqi. Në këtë takim, përveç përfaqësuesve të OAK-së i pranishëm ishte edhe Zv.Ministri i Financave z.Hyzer Gashi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për punën që OAK është duke bërë në përkrahje të bizneseve, dhe u theksuan disa nga sfidat me të cilat përballet biznesi në fjalë, duke vënë në pah kështu edhe alternativat më të mira drejt tejkalimit të tyre.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u nënshkrua edhe marrëveshja për bashkëpunim ndërmejt OAK-së dhe kompanisë RonEx.

z.Hoxha përgëzoi Odën për punën dhe përkushtimin e treguar dhe u shpreh se është i kënaqur me faktin se bizneset në vend tani kanë një adresë ku mund të drejtohen për problemet e tyre.

Për më tepër, RonEx është një kompani e themeluar në vitin 2009 e cila ka për qëllim thyerjen e barrierave në lidhje me Transport, Shpedicion dhe Logjistikë.