OAK mirëpret anëtarin më të ri Mercurius Consulting

 

Në zyret e Odës e Afarizmit të Kosovës u mirëprit pronari i Mercurius Consulting, Shkumbin Ibraimi.

Qëllim i këtij takimi ishte finalizimi i anëtarësisë së Mercurius Consulting në OAK, duke u bërë kështu anëtari më i ri i cili i bashkohet misionit të saj.

Mercurius Consulting ofron shërbime profesionale në: rekrutim, analizë të kapacitetit për rritje dhe zhvillim, rekrutim të kompanisë, workshop për krijimin e ekipeve efektive, trajnime për drejtorë dhe menaxherë, mentorim për drejtorë dhe menaxherë, ligjërata për rritje të inspirimit, plan për ndarjen e aksioneve me punëtorë etj.

Për më shumë vizitoni: http://mercuriusconsulting.co/