OAK mirëpret biznesin Gjeomjedisi

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit pronari i biznesit Gjeomjedisi, Vehbi Goxhuli.

Ky takim kishte për qëllim njohjen reciproke të të dyja palëve dhe shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit.

Goxhuli u njoftua për së afërmi me aktivitetet dhe shërbimet që #OAK ofron për bizneset anëtare, duke theksuar që është shumë e mirëpritur krijimi i një Ode të tillë pasiqë bizneset kanë nevojë për një vend në të cilin mund të adresojnë sfidat me të cilat përballen.

Në fund të këtij takimi të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.