OAK mirëpret deputetin Pacolli

 

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës, pritën për një takim deputetin e Parlamentit të Kosovës, nga rradhët e AKR-së, Islam Pacolli. Gjatë këtij takimi kryetari i Bordit Skënder Krasniqi njoftoi nga afër z.Pacolli për aktivitetet që OAK është duke i organizuar në të mirë të biznesit. Madje, Krasniqi shprehu se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me deputet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ngritet zëri i biznesit dhe përfaqësimi do të jetë i denjë.

Ndërsa, z.Pacolli si deputet dhe biznesmen e përgëzoi #OAK-në për punën që është duke bërë dhe tha se ka qenë e nevojshme një Odë e cila do të punoj për të mirë të biznesit.
Për këtë arsye, do të përkrahë vazhimisht çdo iniciativë e cila është në të mirë të biznesit, të cilët janë faktori kryesor në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai u shpreh i hapur për bashkëpunim, dhe do të vazhdojë edhe më tutje të punoj për interesat e bizneseve Kosovare, duke ngritur zërin e tyre në kuvend.

Një tjetër çështje e cila u diskutua në këtë takim ishte edhe miratimi i ligjeve në Kuvend pa përfshirjen e rekomandimeve të bizneseve si dhe mos harmonizimi i ligjeve me njëra – tjetrën.

Nënkryetari i Bordit, Arsim Selmonmusaj, shtoi që Oda e Afarizmit të Kosovës nuk është kundër përfshirjes së gjinisë femërore në pozita drejtuese, mirëpo është kundër ndërhyrjes së shtetit në menaxhimin e bizneseve. Ai shtoi se ka çështje më të rëndësishme në të cilat ndërhyrja e shtetit është e domosdoshme, një ndër të cilat është edhe Ligji i Punës, më saktësisht neni që rregullon pushimin e lehonisë për gratë.

Në fund të këtij takimi, të dyja palët shprehën gatishmërinë që të bashkëpunojnë në krijimin e lehtësirave për bizneset.