OAK mirëpret Kompaninë rajonale të ujësjellësit ” KRU HidroregjioniJugor sh.a. Prizren

Gjatë këtij takimi u identifikuan mundësitë e mëdha të bashkëpunimit në mës të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe KRU Hidroregjioni Jugor sh.a. Prizren duke kontribuar në zvoglimin e problemeve me të cilat kjo kompani po ballafaqohet.

Besim Baraliu, Kryeshef Ekzekutiv i kompanisë prezantoi punën e kësaj kompanie dhe sfidat që po has kjo kompani ndërsa Skënder Krasniqi, Kryetar i Bordit të OAK-së prezantoi punën që po bënë Oda e Afarizmittë Kosovës në përkrahje të bizneseve dhe institucioneve për përmirsimin e Infrastrukturës Ligjore në vend.

Kompania “Hidroregjioni Jugor” falënderoi OAK-në për punën që po bënë, duke u bërë kështu pjesë e OAK-së në kategorinë e artë, për të kontribuar bashkërisht në zhvillimin e vendit. 

Kompania “Hidroregjioni Jugor” u përfaqësua nga Besim Baraliu – Kryeshef Ekzekutiv, Ymer Sylejmani – Auditor i Brendshëm, Liman Gashi – Zyrtar Çertifikues, Ibrahim Bajraktari – Menaxher Financiar dhe i Thesarit si dhe Lulzim Paçarizi – Menaxher Teknik.

Ndërsa Oda e Afarizmittë Kosovës u përfaqësua nga Skënder Krasniqi, Kryetar i Bordit dhe Vanesa Gashi, Zyrtare për Komunikim me Biznese.