OAK mirëpret në radhët e anëtarëve të saj biznesin internacional ASTE Kosova Shpk

Në zyret e Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) u pritën në takim bashkëpronarët e biznesit internacional Aste, Jenz Böhn dhe Riza Smajli.

Zyrtaret e #OAK-së njoftuan përfaqësuesit e biznesit për aktivitetet dhe shërbimet që ofron oda. Gjithashtu, të arriturat e odës gjatë kësaj kohe si dhe lobimin e vazhdueshëm në ndryshimet e ligjeve në favor të bizneseve.

Ndërsa Böhn dhe Smajli përkrahën iniciativën e Odës për krijimin e një klime më të mirë të të bërit biznes dhe krijimin e mundësive për investitorët e ardhshëm, dhe se, që nga sot do t’i bashkohen kësaj iniciative.

Aste Kosova Shpk ka selinë në Gjakovë, ky biznes bënë prodhimin dhe montimin e turbinave vertikale të erës.
Për më shumë vizitoni webfaqen: http://air-sun.eu/