OAK mirëpret në radhët e anëtarëve të saj biznesin Kanun

Biznesi Kanun me pronar Alban Dedi, është anëtari më i ri që iu bashkua OAK-së.

Koordinatoria e Odës Qendresa Ibrahimi, informoi në detaje lidhur me aktivitetet dhe shërbimet që OAK ofron me qëllim të përkrahjes dhe ngritjes së kapaciteteve të bizneseve.

Pas një takimi konstruktiv, palët evidentuan shumë mundësi për bashkëpunim.
Me këtë rast Dedi konfirmoi anëtarësimin e Kanun në OAK që bashkërisht të jetësojnë kërkesat dhe aspiratat e tyre.

Kompania Kanun ofron shërbime të marketingut, Për më shumë: www.kanun.tv