OAK mirëpret në takim Business Pro

 

Oda e Afarizmit të Kosovës mirëpriti në takim znj. Mehreme Demaj, përfaqësuese e kompanisë Business Pro.

Gjatë këtij takimi znj. Demaj u njoftua më detajisht me aktivitetet e OAK-së dhe shërbimet që ofron për bizneset, ku theks i veçantë i’u kushtua rëndësisë së bashkimit të bizneseve në një asocicion të përbashkët dhe funksional, me qëllim të tejkalimit të sfidave që paraqiten gjatë afarizmit.

Koordinatorja e OAK-së Donika Gashi, theksoi se Oda është shtëpi e bizneseve e cila është në funksion të tyre dhe vazhdimisht është e përkushtuar që të ofrojë ndihmë dhe përkrahje ndaj çdo kërkese, me qëllim të zgjidhjes së problemeve eventuale.

Znj. Demaj falënderoi përfaqësueset e OAK-së për pritjen, duke i përgëzuar për punën e bërë deri më tani, dhe theksoi që ideja e themelimit të një Ode të tillë është shumë e mirë, andaj është e hapur për të bashkëpunuar më tutje me Odën e Afarizmit.