OAK mirëpret në takim Furrën Durimi 

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëpriti në takim z. Hashim Likaj, përfaqësuesi i furrës Durimi.

Ky takim ishte i karakterit njoftues për shërbimet që OAK ofron për bizneset, ku vëmendje më e madhe i’u kushtua rëndësisë së bashkimit të furrave në një asociacion të përbashkët dhe funksional, me qëllim të tejkalimit të sfidave që paraqiten gjatë veprimtarisë së tyre.

Zyrtarja Mirjeta Shala, theksoi se Oda është shtëpi e bizneseve e cila është në funksion të tyre dhe vazhdimisht është e përkushtuar që të ofrojë ndihmë dhe përkrahje ndaj çdo kërkesë, me qëllim të zgjidhjes së problemeve eventuale.

Z. Likaj, përveç identifikimit të sfidave me të cilat ata si furrë po përballen, ai konsideroi se furrat kanë nevojë të madhe për përkrahje në tejkalimin e tyre. Në fund të këtij takimi ai shtoi që një iniciativë, si kjo e ndërmarrë nga Oda e Afarizmit të Kosovës ka qenë shumë e nevojshme dhe se mirëpret bashkëpunim reciprok dhe të mirëfilltë.