OAK mirëpret në takim kompaninë Rainbow

 

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës, të kryesuar nga drejtori i bordit Hysni Zogaj, mirëpritën në takim pronarin e kompanisë Rainbow.

Në këtë takim, Zogaj njoftoi për punët që OAK i realizon në mbështetje të kërkesave dhe nevojave të bizneseve. Në veçanti theksoi se Oda e Afarizmit të Kosovës është shtëpi e bizneseve dhe funksionon drejtpërdrejtë në interes të bizneseve.

Në këtë takim pronari i kompanisë Rainbow përkrahu dhe përgëzoi iniciativën e OAK-ut. Poashtu, shpjegoi aktivitetin dhe sfidat e tij gjatë procesit biznesor, si dhe theksoi që Rainbow në Kosovë operon që nga viti 2003, me aktivitet kryesor ofrimin e pajisjeve për mirmbajtjen e ambienteve të mbyllura dhe pajisjeve për filtrimin e ujit.

Në fund të këtij takimi të dyja palët krijuan mundësi të hapura për bashkëpunim.