OAK mirëpret në vizitë kompanitë e qeramikës “Albaqeramika & Kreativ Qeramika”

Odën e Afarizmit të Kosovës në vazhdimësi janë duke e vizituar biznese të ndryshme dhe duke u informuar për misionin e Odës, por edhe për t’u bërë pjesë e saj.

Këtë herë ishin pronari i Kreativ Qeramika, Vyrtyt Deçani dhe menaxheri i AlbaqeramikaFisnik Decani, ku u mirëpriten nga drejtori ekzekutiv i OAK-së, Ismet Mulaj dhe zyrtares për komunikim me biznese, Rrezarta Rama.

Të dyja palët bashkëbiseduan për mundësit e bashkëpunimit mes vete, duke krijuar sektorin e qeramikës në kuadër të OAK-së dhe në këtë mënyrë të kenë një adresë ku të drejtohen.