OAK mirëpret Zahir Koci përfaqësues nga Kompania Call Home Electronics sh.p.k

Në këtë takim z. Koci u njoftua më hollësisht me punën e #OAK-së dhe aktivitetet e saj, dhe faktin që Oda është duke punuar me përkushtim për të ndihmuar bizneset në vend.

z. Koci përgëzoi OAK-në për punën që është duke bërë dhe u shpreh i hapur ndaj bashkëpunimit te ndërsjelltë.

Për më shumë, Call Home Electronics sh.p.k merret me objekte intelegjente, instalime elektrike dhe sisteme solare. Misioni i kësaj kompanie është fokusimi në plotësimin e nevojave dhe dëshirave të konsumatorëve, punonjësve, partnerëve dhe komunitetit duke bërë përzierjen e ekspertizës së kapitalit njerëzor, burimeve dhe inovacioneve teknologjike.