OAK ndërmjetëson aksionin e dhurimit të gjakut për anëtarin e saj HIB Petrol

Një tjetër aktivitet është organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ku me këtë rast OAK ndërmjetësoi në organizmin e dhurimit të gjakut për anëtarin e saj HIB Petrol.

Gjatë këtij organizimi përveç të punësuarve të kësaj kompanie, dhurimit të gjakut iu bashkua edhe kryetari i Bordit të OAK-së Skender Krasniqi.

Oda e Afarizmit të Kosovës do të vazhdoj edhe më tutje në ndërmjetësimin e organizimeve të tilla.

Për më tepër ‘HIB Petrol’ është kompani që merret me transportin dhe shitjen e derivateve të naftës në tërë territorin e Republikës së Kosovës.