OAK në takimet me bizneset e Ferizajit

Gjatë vizitave tek bizneset në qytetin e Ferizajit, përfaqësuesit nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan bizneset: Grande Home Mobile, Mobileria URUQI, Elektro Luli Lighting, Agrolindi, Agjensioni Turistik Kosova Turizem.Gjatë këtyre takimeve, së bashku me përfaqësuesit e bizneseve, zyrtarët e OAK-së ndanë eksperiencën e odës gjatë operimit të saj, veprimtaritë e bizneseve, mbështetjen e Odës për bizneset pavarësisht kushteve sfiduese të tregut në barrierat që ata po hasin.Gjithashtu u theksuan çështjet për të cilat kohët e fundit OAK është duke lobuar për zgjidhje.Palët lanë të hapura mundësitë për bashkëpunim me OAK-në.