OAK në Koktej me gazetarë

 

Oda e Afarizmit të Kosovës organizoi një koktej me gazetarë të sektorit të ekonomisë, në shenjë bashkëpunimi të mirëfilltë, që me kontribuimin e të dyja palëve ndihmohet për një ekonomi më të prosperueshme në vend.

Të pranishëm ishin kryeredaktorë, redaktorë dhe gazetarë të mediave të ndryshme ku kaluan çaste të mira bashkë.

Kujtojmë se OAK, përveç mbështetjes së madhe për bizneset nuk ka lënë anash pa avokuar edhe për mediat të cilat janë një shtyllë e fortë për vendin dhe shoqërinë.

Së fundmi OAK ka kërkuar nga Kryeministri dhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi të plotësohet edhe Ligji për Sponsorizimin për Media.

Kokteji u mbajt në bashkëpunim me Restaurant Kanina, me pronar Ismet Mulaj, njëherësh ish-drejtor i OAK-së dhe tani anëtarë i OAK-së, i cili për të pranishmit servoi ushqime të shijshme tradicionale.