Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës, Qendresa Ibrahimi, Koordinatore dhe Doruntinë Gashi, Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun, ishin pjesë e Radios Alba në Klinë, në emisionin “Mikrofon i hapur’, drejtuar nga gazetari Agron Bojaj.

Zyrtaret e OAK-së diskutuan për klimën e të bërit biznes në Kosovë, veprimtarinë dhe kontributin e Odës në këtë drejtim.

Ndër të tjera u përmendën barrierat të cilat po iu shfaqen bizneseve gjatë operimit me kompanitë e tyre, konfliktet ligjore, rëndësia e zhvillimit të bujqësisë (krijimi i produkteve strategjike), Pushimi i Lehinsë, CEFTA, dhe shumë çështje të tjera me rëndësi për të cilat OAK ka avokuar në vazhdimësi.