OAK në takim me bizneset

 

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) mirëpritën në takim përfaqësueset nga bizneset: Pulla Consulting – Rina Nixha – dhe Ezan*Qiri – Albulena M. Haxhibeqiri.

Ky takim ishte i karakterit njoftues, ku u shpalosën aktivitetet dhe shërbimet që OAK ofron për bizneset.

Theks i veçantë iu kushtua përkrahjes së gruas afariste dhe rëndësisë së përfshirjes së tyre në biznes, marrë parasysh faktin se ende një numër i vogël i tyre janë të punësuara.

Përfaqësueset nga bizneset përgëzuan Odën për aktivitetet e ndërmarra deri më tash dhe shtuan se do të përkrahin çdo iniciativë që rrit pjesëmarrjen e gruas në ndërmarrësi dhe në tregun e punës.