Oda e Afarizmit të Kosovës zhvilloi një takim me përfqësueset e bizneseve nga Albi Mall, Merima Mulla nga Alb Inova Inglot dhe Rezana Azemi e Iliriana Murtezi nga Baby Center.

Ky takim kishte për qëllim njohjen reciproke të palëve dhe shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit.

Kryetari i bordit të OAK-së Skender Krasniqi njoftoi ë pranishmet me aktivitetet dhe shërbimet që OAK ofron për bizneset. Ai theksoi që OAK vazhdimisht punon në identifikim të problemeve me të cilat bizneset përballen, alternativat e mundshme për zgjidhje dhe shtyrjen para të kërkesave të adresuara nga anëtarët, pasiqë bizneset kanë nevojë për një vend në të cilin mund të adresojnë sfidat.

Merima Mulla nga Inglot theksoi se produktet e tyre janë të importuara nga Polonia dhe si problem kryesor e konsiderojnë normën e lartë të TVSH-së.

Ndërsa Rezana Azemi nga Baby Center tha se produktet e tyre i importiojnë nga Polonia, Amerika dhe vende të tjera.

Azemi theksoi që përveç normës së lartë të TVSH-së, një sfidë për biznesin e tyre është edhe gjetja e stafit të kualifikuar, pasiqë shumë prej tyre nuk realizojnë punën në mënyrë të duhur.

Në fund të këtij takimi palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.