Gjatë ditës së sotme, përfaqësueset e OAK-së u pritën në takim nga përfaqësuesit e biznesit Frakton, Edon Sekiraqa, Mentor Paçarada dhe Albion Hasani.
Zyrtaret e OAK-së njoftuan më detajisht për aktivitetet dhe shërbimet që Oda ofron për bizneset anëtare siç janë avokimi , shërbimet e ndryshme biznesore, trajnimet dhe rrjetëzimi. Gjithashtu, theksuan çështjet që Oda ka lobuar deri më tani.
Ndërsa, përfaqësuesit prezentuan shërbimet që ata ofrojnë si ndërtimi i webfaqeve dhe aplikacioneve për tashmë 12 vite që funksionojnë.
Në fund të takimit të dy palët u pajtuan të kenë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.