OAK në takim me KEDS

 
Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), pritën në zyret e saj përfaqësues nga KEDS-i Iliriana Hajdari dhe Bujar Jupaj.
 
Gjatë këtij takimi u bisedua rreth mundësive të bashkëpunimit me KEDS, lidhur me problemet me energji elektrike që kanë bizneset, me qëllim të tejkalimit të këtyre sfidave, e në veçanti u theksuan problemet me furnizim për bizneset që operojnë në zonën e Harilaqit.
 
Kryetari i OAK Skender M Krasniqi, identifikoi para KEDS problemet e bizenseve si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, andaj Krasniqi kërkoi një mundësi më të mirë bashkëpunimi për evitimin e këtij problemi.
 
Përfaqësuesit e KEDS theksuan se janë duke punuar në këtë drejtim dhe me mundësitë që kanë po bëjnë të pamundurën në zvogëlimin e problemit me energji elektrike, që t’u lehtësohet bizneseve zhvillimi dhe veprimataria e tyre.
Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakrduan që të bashkëpunojnë në këtë aspekt për një perspektivë për të gjitha palët.