Oda e Afarizmit të Kosovës në kuadër të implementimit të projektit Regional Investment Promotion, u takua me partnerin Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta, drejt arritjes së objektivave të projektit.

Kujtojmë që Regional Investment Promotion ka për synim që të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e kohezionit rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim të rritjes së performancës sipërmarrëse.

OAK në kuadër të këtij projekti së bashku me partnerët do të organizojnë aktivitete B2B në nivel lokal dhe rajonal, si dhe një Konferencë të përbashkët rajonale, në të cilën do të prezantohen nevojat e ndërlidhjes së fuqisë punëtore të kualifikuat me nevojat e tregut të punës si dhe promovimi i ofertave për investime në secilin vend partner.