OAK në takim të përbashkët me bizneset

 

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës mirëpritën në një takim të përbashkët bizneset që operojnë në zonën Sllatinë: JYSK Kosovo, KFC Kosova, LINAKS , Kosmonte Foods dhe EnvriCon për të diskutuar në lidhje me sfidat me të cilat po përballen bizneset në këtë zonë.

Edhe pse janë bërë investime të mëdha në këtë zonë nga ana e biznesit, mungesa e Infrastrukturës është problemi që po u shkakton më së shumti vështirësi gjatë operimit të tyre, duke marrë parasysh faktin se të gjitha janë biznese të mëdha dhe shumë të sukseshme në veprimtarinë e tyre.

Duke qenë zonë mjaft atraktive por e lënë anash sa u përket investimeve infrastrukturale, #OAK do të jetë pranë këtyre bizneseve dhe do të angazhohet maksimalisht që të përfaqësojë interesat e këtyre bizneseve tek institucionet përkatëse në mënyrë që këto probleme të gjejnë zgjidhje.