OAK në takime me bizneset

Koordinatorja e Odës së Afarizmit të Kosovës Donika Gashi, mirëpriti në takim përfaqësuesit e seperacioneve Mireshi-A dhe Vëllezërit Demiri, z.Adnan Abdyli dhe z.Burim Demiri.

Ky takim kishte karakter njoftues në lidhje me krijimin e sektorit minerar në kuadër të OAK-së, e njëkohësisht edhe për aktivitetet e ndërmarra në bërjen e ndryshimeve në Projektligjin për Miniera dhe Minerale.

z.Adnan vlerësoi lartë këtë angazhim të OAK-së, duke shtuar se ka qenë shumë i nevojshëm. Ai gjithashtu theksoi që bizneset duhet të jenë të bashkuara në Odë, e sidomos në kauza të tilla, pasiqë kjo është mënyra e vetme përmes së cilës do të mund të i kalojnë vështirësitë të cilat i hasin.

Në përfundim të këtij takimi të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.