Në vazhdën e vizitave të bizneseve të Komunës së Malishevës, OAK ndaloi edhe te kompania Hysenaj, me pronar Nebih Mazreku.
Gjatë këtij takimi zyrtarja e OAK, Mirjeta Shala prezantoi aktivietet dhe shërbimet të cilat i ofron Oda e Afarizmit të Kosovës për bizneset të cilat operojnë në Kosovë.
Pronari Nebih Mazreku, mirëpriti vizitën e Odës në kompaninë e tij dhe prezantoi shërbimet të cilat i ofron, ai po ashtu përgëzoi odën per punën që po bënë për bizneset.
Në fund të takimit të dy palët u pajtuan që të kenë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.
Për më shumë: kompania Hysenaj merret me enterier, e cila furnizohet nga Gjermania, Italia, Zvicra, Turqia dhe një pjesë nga Kina.
OAK në këtë takim u prezantua nga Mirjeta Shala dhe Rreze Cana.