OAK në vizitë tek anëtari i saj – Investitor nga Amerika

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) të kryesuar nga drejtori i bordit Hysni Zogaj, sot gjatë ditës vizituan anëtarin e saj Kenny’s Goat Ranch me pronar Krenar Ademi.

z. Ademi është shtetas amerikan i cili ka investuar në Kosovë dhe ka fermën e dhive në fshatin Gadime. Me investimet e bëra ai tashmë posedon 260 krerë dhi dhe është duke planifikuar që të ndërtojë edhe një pikë grumbulluese për qumësht, duke zgjeruar kështu investimet e tij.

Edhe pse është një investim shumë i madh dhe shihet që ka potencial për tu zhvilluar në të ardhmen, z. Ademi nuk ka përkrahje institucionale, gjë e cila e vështirëson operimin e tij dhe kufizon mundësitë për tu zgjeruar më tutje për shkak të pasigurisë.

OAK është e përkushtuar që vazhdimisht të përkrahë bizneset që operojnë në Kosovë dhe të kontribuojë në tërheqejn e investitorëve nga vendet e tjera.