Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit, krijimit  të lehtësirave për studentët, shkëmbimit të të dhënave për përkrahjen e studentëve dhe bizneseve, krijimin e vendeve të reja të punës për studentët të cilët janë në studime e sipër, bërjes së hulumtimeve dhe analizimin e tregut të punës dhe nevojave që ka tregu për t’i orientuar studentët në fusha përkatëse, Oda e Afarizmit të Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’.

Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës ‘‘Hasan Prishtina’’ përmes këtij Memorandumi të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, pajtohen që të krijojnë partneritet me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fusha të ndryshme, si dhe studentëve të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Prishtinës të ju mundësohet të vijojnë praktika profesionale pranë bizneseve anëtare të OAK-së.

Kryetari i bordit  të OAK-së Skënder Krasniqi me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit potencoi se me anë të nënshkrimit të kësaj marrëveshje po hapen rrugët për studentët të cilët krahas studimeve do të kenë mundësinë të kryjnë edhe praktika pranë bizneseve anëtare të OAK-së.

Përderisa,  rektori i UP-së Naser Sahiti theksoi faktin se janë të interesuar të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Mirëpo, këto të fundit të gjejnë zbatueshmëri në praktikë.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit rektori Naser Sahiti falënderoj Odën e Afarizimit të Kosovës si dhe theksoi se janë të hapur për çfardo bashkëpunimi i cili do të jetë dobiprurës për studentët dhe do të hapë rrugët e tyre për ndërtim të karrierës.

Përderisa, OAK ritheksoi se ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë dhe të diskutojmë për gjëra praktike të cilat do të jenë dobiprurëse për studentët dhe ndërrmarrjet afariste.