OAK nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës

 

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) u mirëprit në Komuna e Prishtinës, me qëllim të nënshkrimit të Memorandumit të përhershëm të Bashkëpunimit mes OAK-së dhe Komunës.

Qëllim i nënshkrimit të memorandumit është krijimi i një linje direkte të komunikimit ndërmjet Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës ashtuqë të asistojnë, promovojnë, përkrahin dhe të ngritin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes tyre, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe social.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli, përgëzoi OAK-në për shërbimet vazhdueshme që po i ofron në të mirë të biznesit. Ai theksoi se ky memorandum bashkëpunimi do t’i shërbejë shumë bizneseve, pasi do të krijohet një klimë më e mirë e të bërit biznes.

Pacolli shtoi që Komuna e Prishtinës ka prioritet zhvillimin ekonomik dhe do t’i mbështesë vazhdimisht bizneset.

Nënkryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Arsim Selmonmusajshprehu se ky memorandum do të shërbej që bizneset e përfaqësuara nga OAK të kenë një qasje më të lehtë dhe një shërbim më të mirë në Komunën e Prishtinës.

Selmonmusaj shtoi që Memorandumi është filluar me Komuna e Prishtinës pasiqë është kryeqendër e Kosovës dhe pjesa dërrmuese e bizneseve janë të fokusuara në këtë Komunë.