OAK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore

 

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit me vendet fqinje dhe krijimit të lehtësirave për bizneset, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) nënshkruajti memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP).

Përmes kësaj marrëveshje, OAK dhe OMVP do të shkëmbejnë të dhënat dhe dokumentacionet që do të ndihmojnë në organizimet e përbashkëta promovuese, organizim të B2B takimeve, panaireve, seminareve, nxitje të bashkëpunimit tregtar, lehtësim në përpilimin e dokumenteve të nevojshme për bashkëpunim ekonomik në import dhe eksport të mallrave dhe shërbimeve.

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi, me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit theksoi që OAK është interesuar të shkëmbej informata, bazuar në përvojën e madhe të OEMVP, ndër të cilat vlenë të theksohen ligjet dhe përmirësimi i klimës së të bërit biznes.

Kryetari i Bordit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore Nebi Hoxha vlersoi të arsyeshëm nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me OAK-në, sepse do të ndikoj në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të dy odave dhe do të ketë avansim të kushteve për bizneset.