Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit, krijimit të lehtësirave për bizneset, shkëmbimit të të dhënave për përkrahje të bizneseve të kompanive anëtare, bashkëpunimit tregtar të kompanive anëtare përmes korrespondencës dhe afrimit të kompanive në sferat e biznesit ku të njëjtit operojnë, Oda e Afarizmit të Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Odën Tregtare Kosovaro-Turke  e cila  nga viti 2008 funksionon në Kosovë.

Përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi Oda e Afarizimit të Kosovës  do të shkëmbejë të dhënat dhe dokumentacionin të cilin e ka në dispozicion, do të ndihmojnë njëra tjetrën për organizimin e ngjarjeve të ndryshme me interes për kompanitë anëtare, si: panaire, B2B takime, prezantime, forume, seminare, konferenca dhe aktivitete të ngjashme promovuese, mbështesin dhe lehtësojnë kontaktet në mes të anëtarëve të tyre, që do të ndikojë në afrimin e kompanive anëtare në realizim të planeve dhe aktiviteteve të tyre biznesore.

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit theksoi se shpreson se do të kemi një bashkëpunim praktik dhe të mund të lobojmë bashkarisht edhe në rregullimin e disa çështjeve me rëndësi jetike për të bërit biznes në Koosovë. Si rregullimin e legjislacionit, lobimi për problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset veçanarisht gjatë kësaj kohe si dhe përkrahja e vazhdueshme për bizneset në vend.

Përderisa Kryetari i Odës Tregtare Turke në Kosovë Abdurrahman Balkız, falënderoj OAK-në me rastin e nënshkrimit të këtij memoranndumi të bashkëpunimit  duke potencuar faktin se ky memorandum i bashkëpunimit do të jetë praktik dhe implementues. Në mes të tjerash Kryetari i OTTK-së Abdurrahman Balkız  ka thënë se rregullimi i Kornizës Ligjore në Kosovë do të lehtësonte shumë edhe të bërit biznes në vend.