OAK nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë

 Rritja e bashkëpunimit të drejtpërdrejt në mes të bizneseve, eleminimi i barrierave të panevojshme që po ndodhin, ishte qëllimi i takimit të Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Me këtë rast u nënshkrua edhe memomarandumi në mes të dy odave.

Kryetari i bordit të OAK-së Skender Krasniqi prezentoi Odën dhe misionin e saj, duke theksuar që #OAK është e interesuar që të rrisë bashkëpunimet për zgjidhjen e problemeve të ndërsjella. Krasniqi theksoi se është e rëndësishme që Kosova të marr shembuj nga praktikat më të mira, se si funksionojnë sektorët e caktuar në Shqipëri.

Kryetari i Dhoma e TregtisëdheIndustrisëTiranë Nikolin Jaka, përgëzoi OAK-në për nismën që e kanë ndërmarr për përkrahjen e bizneseve duke theksuar që inkurajon dhe vlerëson në maksimum vullnetin e mirë dhe dëshirën për të ndihmuar bizneset dhe për të lobuar për interesat Kosovë -Shqipëri. Gjithashtu, krijimi i një lëvizje të përbashkët shqiptare është e domosdoshme për zgjidhjen e shumë problemeve theksoi mëtutje Jaka.

Të dy palët theksuan që është shumë e rëndësishme që të lobojmë për interesa kombëtare, duke bashkuar vullnetet dhe forcat.

Ishte dakordim i përbashkët se është e domsdoshme dhe parimore të gjejmë zgjidhje në mënyrë që të ecim të unifikuar drejt qëllimeve të përbashkëta.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Kryetari Skender Krasniqi, Sekretari Diamant Elshani, Anëtari i bordit Hysni Zogaj, Koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe Zyrtarja Rreze Cana.

Ndërsa Dhoma e TregtisëdheIndustrisë Tiranë u përfaqësua nga: Kryetari Nikolin Jaka, Këshilltari Bashkim Sykja, dhe zyrtaret Aris Tasho dhe Edlira Prenga.