Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me biznesin anëtar Comelius kryesuar nga trajneri Driton Koka,  ka mbajtur trajnim me temën “Komunikimi efektiv në vendin e punës”.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte ngritja e vetëdijes dhe informimi rreth rëndësisë së komunikimit efektiv në vendin e punës.

Në këtë trajnim të pranishëm ishin stafi i Odës së Afarizimit të Kosovës si dhe përfaqësues të bizneseve, me ç’rast patëm mundësi që të diskutojmë e bashkëbisedojmë si dhe të parashtrojmë pyetje për gjithçka mbi komunikimin efektiv në vendin e punës, mënjanimit të konflikteve, çasjes korrekte si dhe gjuhës së trupit (body language) si një nga format kryesore të komunikimit.

Për më tepër Driton Koka është konsulent biznesi me një përvojë multisektoriale në shumë vende të Evropës,  i cili tash e sa kohë ofron trajnime individuale dhe grupore.